Në fushën e edukimit dhe arsimit

- gjatë viteve 1998-2009 çdo vit ka ndarë bursa nga 15 studentëve që studiojnë jashtë vendit;
- gjatë viteve 1998-2009 çdo vit ka ndarë bursa për rreth 60 studentë dhe nxënës që mësojnë në Maqedoni;
- në vazhdimësi ka shpërndarë libra falas për studentë dhe nxënës, shkolla e biblioteka të ndryshme (mbi 54.000 kopje);
- për fëmijët e prekur nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoni ka shpërndarë mbi 32.000 libra dhe lektyra shkollore për nxënës dhe studentë;
- ka organizuar dhe vazhdon të organizojë kurse të ndryshme edukative-arsimore
- ka organizuar dhe vazhdon të organizojë kurse kompjuterike falas (4 kurse nga dy muaj);
- ka organizuar furnizimin me mjete edukativo-arsimore të çerdheve dhe foshnjoreve;
- me qëllim të stimulimit të të rinjve për arsim, disa herë ka organizuar kuize të diturisë.