Në fushën e humanitetit

- gjatë luftës së Kosovës ka organizuar furnizimin me ushqim dhe veshmbathje për mbi 62.000 refugjatë të Kosovës të vendosur në Maqedoni;
- gjatë luftës në Maqedoni i ka furnizuar me ushqim dhe veshmbathje mbi 30.000 familje të prekura nga lufta;
- në katastrofën e Gërdecit, 2008, ka organizuar karvan humanitar me ushqim, veshmbathje dhe mjete materiale;
- në vazhdimësi ka organizuar shpërndarjen e mishit të kurbaneve për familjet më të varfra;
- ka organizuar ndihmë të vazhdueshme humanitare për shumë familje me standard të ulët social;
- ka organizuar furnizimin me ushqim të nxënësve me standard më ulët material;
- ka organizuar verim për fëmijët dhe të rinjtë e shtresave më të varfra të shoqërisë;
- ka dhënë ndihmë në veshmbathje dhe ushqime për burgjet e Maqedonisë;
- ka ndihmuar spitalet e Tetovës, Shkupit, Gostivarit dhe të Demir Kapisë me pajisje mjekësore dhe me veshmbathje e ushqime për të sëmurit;