Sektori i Femrës

 

E prirë nga parimi se edhe femrës myslimane duhet t'ia japim vendin e saj të merituar në shoqërinë tonë, në vitin 1999 në kuadër të OKH “Merhamet” - Shkup u formua sektori i femrave myslimane shqiptare qëllimi final i të cilave ishte dhe mbetet avancimi i pozitës së femrës myslimane shqiptare në Maqedoni. Të udhëhequra gjithmonë nga udhëzimet islame për të drejtat e femrës myslimane, një grup i femrave myslimane, kryesisht teologe ose studente të reja të teologjisë islame, por edhe shumë të reja të diplomuara, studente dhe nxënëse të lëmenjve të tjerë, u tubuan rreth emrit të njohur në fushën e aktiviteteve të shoqërisë civile, qofshin ato nga sfera e humanitetit ose  e kulturës dhe e aktiviteteve të lira joqeveritare qytetare. .

 

Të bindura se duke dalë nga një sistem që e kishte ngulfatr çdo të drejtë fetare të myslimaneve të këtij rajoni, këto entuziaste të reja iu rrekën punës që me shumë aktivitete të bëjnë atë që mundem që pozita shqoërore e myslimanes sado pak të avancohej. Megjithatë kjo nuk ishte aq lehtë. Kishin kaluar vite të tëra që në vete i kishin shtresuar qindra paragjykime e bindje të gabuara për femrën myslimane që së pari na vetëdijësoi për pëgjesinë shqoërore që e kishim, ngase psikologjia e masës ishte puna më e vështirë që mund ta bëjë njeriu.

Të gjendura në një truall ku gjithçka kishte qenë kundër myslimanes, para nesh shtrohej nevoja për të punuar në shumë sfera të jetës. Andaj edhe aktivitetet tona me të cilat sado pak mendojmë se e kemi lëvizur pozitën e myslimanes te ne në drejtim pozitiv, mund të ndahen në fushat që do t'i përmendim më poshtë

 

1. Aktivitetet kulturore - shfaqje, tribuna e manifestime fetare e kulturore që kanë zgjuar kërshërinë e femrave të shoqërisë sonë;

kult

 

2. Aktivitete fetare - ligjërata fetare, kurse të mësim-besimit për femra;


fetare

3. Aktivitete humanitare - pako për fëmijë të varfër si dhe iftare për student;

humanitare

 

4. Aktivitete edukativo-arsimore - ndihmë për nxënëset dhe studentet në mësimet e tyre, si dhe përgatitje të maturanteve për regjistrim nëpër fakultete, kuize të diturisë.


edukat

Ndonëse deri tash shumë punë janë bërë, shumë gjëra kanë ndryshuar për të mirë, shumë gjëra kanë lëvizur nga vendi i tyre dhe shumë paragjykime janë thyer, megjithatë sektori i femrave të Merhametit konsideron se edhe shumëçka ka ngelur pa u bërë, shumë gjëra vetëm sa janë filluar, ndërsa institucionalizimi i aktiviteteve tona pret  të mbarën në të ardhmen.

 



© Copyright 2010, Her hakkı saklıdır.
Merhamet