Projektet
Në përpjekjet që aktivitetin e tij ta profilizojë sa më mirë dhe ta orientojë në drejtim të duhur, Merhameti qysh në fillim mendoi për themelimin e komiteteve të veçanta që ashtu të mund të përfshijë sa më shumë fusha të jetës së popullatës së këtij nënqielli.
Pikërisht për këtë shkak i themeloi këto komitete:
1. Komiteti për ndihma humanitare - aktiviteti kryesor i tij është sistemimi dhe shpërndarja e ndihmave humanitare, si dhe puna në aktivitetet e tjera bamirëse;
2. Komiteti për kulturë dhe edukim - merret me organizimin e aktiviteteve të ndryshme edukative, kulturore, arsimore e shkencore, duke organizuar tribuna, ligjërata, panele, kurse, seminare, simpoziume, shfaqje, ekspozita e prezantime të tjera;
3. Komiteti për botim - merret me veprimtari botuese duke botuar tekste dhe broshura për të cilat kriter vendimtar është cilësia dhe nevoja. Ideja bazë e këtij komiteti është promovimi dhe avancimi i kulturës së leximit;
4. Komiteti për informim - angazhohet rreth informimit të gjithanshëm të opinionit duke i përdorë të gjitha mediat e mundshme, si ato të shtypit, po edhe ato elektronike, gjithnjë duke u munduar të krijojë opinion objektiv në vendin tonë;
5. Komiteti për zhvillim - merret me aktivitete që kryesisht kanë të bëjnë me ndihma nga sfera e urbanizmit, ujësjellësit, ndihmës për bujqësinë, gjallërimin e vendeve të braktisura, rivitalizimin e objekteve me karakter kulturor dhe historik, duke u përpjekur kështu të krijojë hapësirë të favorshme fizike për popullatën e këtyre trevave;
6. Komiteti i shëndetësisë - angazhohet për ndihmën shëndetësore të popullatës me gjendje të rënduar sociale, ndërsa në të janë të angazhuar një grup mjekësh vullnetarë;
7. Komiteti i aktiviteteve për femra - ka për qëllimin avancimin e të drejtave të femrës dhe integrimin e saj në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Nga aktivitetet e deritanishme të OKH “Merhamet” që deri tash janë disa dhjetëra sosh, këtu do t'i përmendim vetëm disa të cilat do t'i kategorizojmë sipas llojit të aktivitetit:
1. Në fushën e humanitetit ( lexo më tepër) 2. Në fushën e edukimit dhe arsimit ( lexo më tepër) 3. Në fushën e shëndetësisë ( lexo më tepër)
4. Në fushën e kulturës ( lexo më tepër) 5. Në fushën e informimit ( lexo më tepër)